Google mundëson bllokimin e faqeve të padëshiruara - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » » Google mundëson bllokimin e faqeve të padëshiruara

Google mundëson bllokimin e faqeve të padëshiruara

Written By Edi on Sunday, March 13, 2011 | 5:10 PM


Gjiganti i kërkimit në internet, kompania Google së fundmi ka filluar që tu mundësojë përdoruesve të saj që t’i bllokojnë uebfaqet e padëshiruara, të cilat mund t’i eliminojnë nga rezultatet e kërkimit.
"Tani, ka edhe një mënyrë të re që përdoruesit tanë të gjejnë edhe më shumë nga ndihma e dëshiruar në Google, pasi që ata mund të bllokojnë faqet e internetit të cilat nuk dëshirojnë t'i shohin gjatë kërkimit në motorin më të madh të kërkimit në botë" ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili është përgjegjës për kualitetin e rezultateve të kërkimit në Google, Beverly Young, në postimin e tij në blogun zyrtar të kompanisë.
Ata që dëshirojnë të bllokojnë një uebfaqe të caktuar gjatë kërkimit të tyre në Google do ta kenë butonin e quajtur "Block".
Opsioni i ri tanimë është shtuar në versionin e Google.com në anglisht, nëse ky motor i kërkimit vizitohet përmes shfletuesit Chrome, Firefox apo Internet Explorer, ndërsa së shpejti pritet që mundësia e bllokimit të faqeve të caktuara të jetë e mundur edhe në gjuhët tjera.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger