Shkencat kompjuterike - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , , » Shkencat kompjuterike

Shkencat kompjuterike

Written By Edi on Saturday, January 22, 2011 | 10:52 AM

Shkenca kompjuterike është studimi i themeleve teorike të informacionit dhe përpunimit të informatave, si dhe i teknikave praktike për zbatimin e tyre dhe aplikimin në sistemet kompjuterike. Shpesh përshkruhet edhe si studim sistematik i proceseve algoritmike që krijojnë, përshkruajnë dhe transformojnë informacionin. Sipas Peter J. Denning, pyetja themelore që e preokupon shkencën kompjuterike është, "Çfarë mund të automatizohet me efikasitet?" Shkenca kompjuterike ka shumë nën-fusha; disa, të tilla si grafika kompjuterike, theksojnë llogaritjet e rezultateve të veçanta, ndërsa të tjerat, të tilla si teoria e kompleksitetit kompjuterik, studiojnë veçoritë e problemeve kompjuterike. Fushat tjera, si teoria e gjuhës programuese studiojnë rrugët që shpjegojnë përpunimin e informatave, ndërsa programimi kompjuterik praktikon gjuhë programimi specifike për zgjidhjen e problemeve specifike të përpunimit të informacioneve, dhe interaksioni njeri-kompjuter fokusohet në sfidat që bëjnë kompjuterët dhe përpunimin e informacioneve të përdorshme dhe universalisht të arritshme për njerëzit.
Publiku i përgjithshëm ndonjëherë ngatërron shkencën kompjuterike me profesionet tjera që merren me kompjuterë (të tilla si informatika), apo mendon se ajo lidhet me përvojën e tyre me kompjuterë, e cila zakonisht përfshin veprimtari të tilla si luarja e lojërave, web-shfletimi, dhe shkruarja e teksteve. Megjithatë, fokusi i shkencës kompjuterike është më shumë në të kuptuarit e veçorive të programeve të përdorura për zbatimin e software-it të tillë si lojërat dhe web-shfletuesit, dhe në shfrytëzimin e atyre diturive për të krijuar programe të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese.//wikipedia//
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger