‘Opera’ e ka përgatitur ueb-lexuesin për tabletët ‘Android’ - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » ‘Opera’ e ka përgatitur ueb-lexuesin për tabletët ‘Android’

‘Opera’ e ka përgatitur ueb-lexuesin për tabletët ‘Android’

Written By Edi on Thursday, January 20, 2011 | 11:44 AM


description

‘Opera’ e ka përgatitur ueb-lexuesin për tabletët ‘Android’

“Opera Software” sapo ka bërë të ditur se e ka prodhuar ueb-lexuesin e saj të ri, të projektuar apostafat për përdorim në laptop-tablet. Për momentin, informatat janë të pakta, meqë demonstrimi i vërtetë i këtij aplikacioni do të bëhet në panairin e elektronikës (CES) në Las Vegas. Në bazë të asaj që është bërë e ditur, në qendër është interfejsi, i bazuar në prekjen e ekranit, që ngjanë në “Safari” mobil për iPad. Edhe pse ky program është quajtur “Opera” për tablet, është e sigurt nuk do të paraqitet së shpejti në ‘iPad’, meqë “Apple” nuk lejon që aplikacionet për pajisjen e saj të bëhen nga “JavaScript”.
Tani për tani, “Opera” nuk ka dhënë informata tjera për këtë produkt të saj të ri, por gjykuar në bazë të një video-incizimi, që është bërë publik, ku shihet një lëvizje dhe fokusim i lehtë, gjë që nuk mund të kihet në “Opera Mini” për “iPhone” - duket se bëhet fjalë për një lexues të vërtetë të uebit.
Edhe pse kjo nënkupton se gjasat që një aplikacion i tillë të paraqitet në pajisjet “Apple” janë të vogla, ky është pa dyshim një lajm i mirë për tabletët “Android” që do të paraqiten këtë vit.

Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger