Kompjuteri molekular nga enzimet bën matje në trupin e njeriut - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Kompjuteri molekular nga enzimet bën matje në trupin e njeriut

Kompjuteri molekular nga enzimet bën matje në trupin e njeriut

Written By Edi on Saturday, January 22, 2011 | 11:16 AM

Kompjuteri molekular i ndërtuar nga enzimet është ndërtuar nga hulumtuesit në Izrael. Itamar Willner, i cili ndërtoi këtë kompjuter me kolegët nga Hebrew Unvierstiy of Jerusalem në Izrael, beson se këto pajisje mund të vendosen në organizëm të njeriut për të kultivuar barëra të dizajnuar specifikisht për metabolizmin e pacientit.

Kompjuteri është ndërtuar duke përdorur dy enzime, glukozë dehidrogenazën (GDH) dhe "horseradish peroxidase" (HRP), të cilat nxisin reaksionet kimike. Këto dy komponente kimike, hidrogjen peroksidi dhe glukoza, janë përdorur për paraqitjen e vlerave hyrëse A dhe B. Pranija e të dy substancave (vet, jo së bashku) është e barabart me vlerën binare 1, ndërsa mangësia e tyre është vlera binare 0. Rrezultati kimik konstatohet në mënyrë optike.

Ky kompjuter enzimesh është përdorur për ekzekutimin e dy llogaritjeve bazike logjike, AND (ku A dhe B të dyjat duhen të jenë 1) dhe XOR (ku A dhe B duhen të kenë vlera të ndryshme).

Sot, enzimet përdoren për llogaritje duke përdorur ADN speciale. Këta "kompjutera" janë shumë të shpejtë por Willner deklaron se kompjuteri i tij nuk është i paraparë për shpejtësi. Ai e parashikon përdorimin e këtij kompjuteri në pajisje matëse biologjike, ku p.sh. matet reaksioni i pacientit ndaj ndonjë bari.//pr-tech//
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger