‘GT680’ - laptopi më i shpejtë në botë? - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » ‘GT680’ - laptopi më i shpejtë në botë?

‘GT680’ - laptopi më i shpejtë në botë?

Written By Edi on Thursday, January 20, 2011 | 11:38 AM



Me qëllim që të fitojë pak publicitet falas, MSI e ka shfrytëzuar lansimin e gjeneratës së dytë të procesorëve ‘Core’ të Intelit, për të prezantuar laptopin për të cilin pohon që është më i shpejti në botë.
Ndoshta kjo është vetëm një kategori kalimtare dhe ndoshta potenca e tij grafike mund të kontestohet, por GT680 sjell disa zgjidhje interesante dhe madje edhe nëse nuk është më i shpejti, me siguri është interesant.
Përveç arkitekturës mobile më moderne në planet, e cila bazohet në procesorin ‘quad-core Core i7’, mund të pajisjet edhe me deri 16 GB memorie DDR3, pastaj ka kartelë grafike GeForce GTX 460M DirectX 11. Përveç këtyre, opsionalisht mund të pajiset me dy disqe SSD dhe atë sipas dëshirës, por super të shpejtë RAID0. Laptopi ka format 15.6 inçësh, ndërsa blerësit mund të zgjedhin rezolucionin 1366x768 ose atë më pak të zakonshëm 1920x 1080.
Në pajisjen standarde hyjnë edhe lidhjet USB, eSATA, VGA dhe HDMI, ndërsa MSI ka përfshirë edhe ‘CoolerBoost’ - duke shtypur tastin e pozicionuar nën tastierë kyçet ftohja shtesë, duke paraqitur edhe informatat statusore për komponentët kyç.
Çmimi në tregje të ndryshme nuk dihet akoma.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger