Mikroprocesori
Paraqet "trurin e kompjuterit" dhe njësinë procesore qendrore CPU (Central Procesing Unit).CPU është e vendosur në një pllakëz të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e saj e që janë: BU(Bus Unit) njësia emagjistrales; IU(Instruction Unit) njësia e instrukcioneve;EU(Execution Unit) njësia ekzekutive;AU(Adresing Unit) njësia e adresave etj.Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralje e të dhënave (Daten Bus).Komponente e CPU përmbajnë me qindra mijë transistorë të lidhur në qarqet e integruara elektronike të cilët i formojnë njësitë e kujtesës.Procesorët pa dallim punojnë në parimin e sistemit binarë të numrave,ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V).Vetia themelore e një mikroprocesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryej sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave.Në fuqinë e një mikroprocesori të caktuar ndikojnë disa faktorë të cilët janë:Takti i mikroprocesorit, frekuenca e taktit,sasia e bitëve të cilët mund ti përpunoj CPU mbrenda njësisë së kohës dhe arkitektura e ndërtimit të vetë CPU-së.
Takti
Takti i njësisë procesore qendrore është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqinë e tij.Në kompjuter është e ndërtuar një "orë" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në mikroprocesor bëhet në takte.Një veprim i caktuar në përpunimin e të dhënave kryhet mbrenda një takti.
Frekuenca e taktit
Frekuenca e taktit (Clock),e njësisë qendrore paraqet numrin e takteve të bërë nga ana e CPU-së në njësinë e kohës.Kryerja e një veprimi bëhet brenda një takti.Sa ma i madh të jetë numri i takteve në këtë njësi,aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo.Kjo frekuencë shprehet në njësinë MHz.Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës.
Numri i bitëve
Numri i bitëve që mund ti përpunoj CPU brenda një takti është faktori tjetër me rëndësi,i cili përcakton fuqinë e mikroprocesorit të caktuar.Mikroprocesorët e parë kanë mundur ti përpunojnë në një takt 8 bitë,prandaj janë quajtur 8 bitësh. Gjithashtu janë edhe 16,32 dhe 64 bitëshat.Procesorët e ndryshëm nuk kryejnë të njëjtin veprim në një takt.P.sh procesori 486,i cili vepron me taktin prej 25 MHz, është më i shpejtë se procesori 386,i cili vepron me taktin prej 40 MHz.Pentiumi me të njëjtin takt,ndaj procesorit 486 është dy herë më i shpejtë,për shkak të arkitekturës ma të mirë të pentiumit.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !