Twitter njeh Kosovën… - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Twitter njeh Kosovën…

Twitter njeh Kosovën…

Written By Edi on Monday, January 23, 2012 | 10:40 AM

Përderisa me diplomacinë e zakonshme nuk po arrijmë të kemi rezultate aq të mirë sa do të duhej të kishim, komuniteti teknologjik i ambasadorëve online të Kosovës është duke bërë punën e tyre në vete dhe po i sjellin Kosovës njohje në botën online. “Mos pyesni çka po bënë shteti për juve, po çka po bëni ju për shtetin tuaj” është një thënie shumë e njohur nga John F. Kennedy dhe me gjasë këtë po e kanë në mendje edhe komuniteti i IT’s së Kosovës të cilët me forca të veta, me peticione, pyetje direkete, mesazhe në Twitter e email të përbashkëta po trokasin në dyert e ueb faqeve të ndryshme që ta listojnë Kosovën në listen e shteteve të ndryshme të botës. Kur para dy javësh erdhi në skenë njohja prej Eventbrite, shërbimi më i madh në botë për të krijuar dhe shkëmbyer ngjarje, kësaj radhe doli një njohje tjetër edhe më e madhe nga ana e Twitter, e cila tani çfarëdo cicërime që vjen nga Kosova e njeh si të tillë, (nëse cicërohet me lokacion të përfshirë), e jo si më parë kur nëse cicëronit me këtë opsion cicërima juaj shfaqej si të ishte në Rusi. Një gjë që vlen të theksohet është se kur postohen gjëra në Facebook dhe shfrytëzohet emri “Prishtinë” shfaqet near “Serbia” për shkak të databazës së vjetër, e nëse shfrytëzohet “Pristina” atëherë shfaqet “Kosovo”, gjë që është si rezultat i njohjes së mëhershme nga ana e Facebook./rtv21/kekompjuter.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger