
Fotoaparatet e Olympus-it, Ultra Zoom nga seria Traveller me Zoom të madh optik dhe kualitet të jashtëzakonshëm të fotografisë, padyshim se lënë konkurrencën shumë prapa vetes.
Bëhet fjalë për modelet SP-620UZ dhe SP-720UZ, por ne do të flasim për të parin. Ky fotoaparat ofron mundësi impresive të këndit të gjerë për fotografimin e peizazheve, interierëve dhe grumbujve të njerëzve. Ajo që vërtet e potencon këtë fotoaparat, është potenciali i tij ‘telefoto’.
Në kornizën me dizajn elegant dhe kompakt, gjendet Zoom-i optik 21x. Kjo ju siguron fleksibilitet të Zoom-it dhe fotografimit të kafshëve të egra, sportistëve dhe objekteve të tjera, të cilëve nuk mund t’ju afroheni pa ndërrimin e objektivit.
Optika e mrekullueshme është plotësuar me funksionet dhe komponentët ndihmës automatik të Olympus-it, siç janë Multi-Motion Movie IS, rregullimi i ndriçimit të pasmë iHDR, së sigurojnë ekspozim të përkryer kur fotografoni derisa jeni të kthyer nga drita.
Performansa me të cilat mund të krenohen
Përkrah xhirimeve të këndeve të gjera në hapësira të mbyllura, panoramat ekspansive dhe fotot e mahnitshme nga afërsia e afërt, këta objektivë u japin edhe fleksibilitet për eksperimentim me Zoom – nga portreti deri te natyra e vdekur dhe video-xhirimit Full HD (720p HD).
Kualiteti i fotove është i mrekullueshëm falë sensorit 14-Megapiksel CMOS.
Pastaj aty është Multi-Motion IS i cili eliminon dridhjet e fotoaparatit edhe kur përdoruesi e përdor në lëvizje, çka ju mundëson xhirimin e filmave në kualitetin më të mirë për momentin që ofrojnë fotoaparatet kompakte.
Në vend të realizimit të një fotoje, ky fotoaparat me shpejtësi të madhe realizon fotografi të shumëfishta me ekspozim të ndryshëm të regjistrimit dhe krijon një kolazh të fotografive me ekspozim të përkryer, të cilat pa u vërejtur integrohen në një foto.
Me filtra të shumtë kreativë, Olympus sërish ka mundur konkurrencën. Për dallim nga filtrat e modeleve tjera, shumica e këtyre efekteve spektakulare, mund të realizohen në fotografi, por edhe në video-xhirime. Kompaktibiliteti me kartelat Eye-Fi, xhirimi i fotove 3D dhe ekrani 3 inç LCD, janë disa nga karakteristikat tjera që lehtësojnë fotografimin dhe xhirimin.
Disa nga karakteristikat e SP-620UZ
Kualiteti i fotos: Zoom-i optik 21 x
Sensori: 14 Megapiksel
Procesori: TruePic III+
Xhirimi: 1080p Full HD video
Ndihma: Multi-motion Movie IS
Kartelat: Eye-Fi
Ekrani: 3 inç LCD (460.000 piksel
Teknologjia: Njohja e fytyrës
Mundësitë Fotot 3D
Foto: Photo Surfing
Portet: HDMI. / Zeri / kekompjuter /
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !