HP ENVY 14 Specter: Enigmatik, i Jashtezakonshem dhe Elegant, i cili sfidon dizajnin konvencional te laptopeve.
Te apasionuarit pas dizajnit, kete Janar duhet te pergatiten per t’u perndjekur nga bukuria e HP Envy 14 Specter Ultrabook – me perdorimin e pazakonte dhe te pakrahasueshem te xhamit e te performances absolute.
Ndertuar per ata qe duan te jashtezakonshmen, ky produkt i prodhuar me cilesi sjell se bashku ne nje laptop materialet dhe shpirtin e sipermarrjes, bashkepunimin dhe identitetin e forte visual qe eshte kaq shume ne zgjerim.
“Xhami i lemuar, i zi ne pjesen e jashtme dhe kontrasti i argjendit te erret ne brendesi e bejne Spektrin te jashtezakonshem, duke sfiduar dizajnet e meparshme tradicionale,” u shpreh Louis Perrin, drejtor per produktet e konsumatoreve, Personal Systems Group, HP EMEA. “Ne e zgjodhem emrin per ENVY-in tone te pare Ultrabook per te ndjellur mister dhe per te kenaqur ata qe duan te parpriturat.”
Dizajn dhe teknologji mbreselenese
Nje nga laptopet me te avancuar te HP, ENVY 14 Specter eshte 20 milimetra i holle dhe peshon vetem 1.8kg. I bukur por ende i forte ai ka nje peshe te lehte, xham rezistent ndaj gervishtjeve dhe HP ImagePad, nje material i njohur per perdorimin e tij ne ekranet e telefonave inteligjent, mp3 dhe ekraneve LCD.
Me perparimet me te fundit ne teknologjine e ekraneve dhe dizajnin e kases, HP Specter ka nje trup 35.56cm (14”) dhe ekran 33.78cm (13.3”).
Nje tastiere inteligjente HP Radiance Backlight, e cila ka per cdo buton nga nje llampe LED te dedikuar, ndjen pranine e personit dhe ndricon kur ai eshte prane e fiket kur ai largohet – nje ide e shkelqyer qe vjen vetem nga HP, e cila i shton vlere estetikes se saj.
Tingull i perpkryer
HP ENVY 14 Specter krijon nje tingull shume te mire fale boksit audio-grade dhe Beats Audio™, nje teknologji eksluzive, me performance te larte te prodhuar nga HP dhe tingujt nga Dr. Dre.
Audio wireless qe gjendet brenda laptopit e kthen cdo mjedis ne nje skene muzike duke e lidhur me shume bokse njeheresh. Audio e pakompresuar mund te ndahet ne deri 4 pajisje te jashtme apo drejt e tek cdo KleerNet-compatible device.
Performance e paperthyeshme
Me shpejtesi flake, HP EVY 14 Specter furnizohet me energji nga procesori Intel® Core™ me Teknologji Intel Rapid Start 128 gigabyte (GB) dhe me jetegjatesi baterie 9 ore. HP Specter ka nje game te gjere input-esh dhe output-esh, perfshi Gigabit Ethernet, USB 3.0, HDMI dhe Mini Displayport. Per me teper HP ImagePad ofron navigim preciz ne shume pika prekjeje dhe webcam HP TrueVision HD e cila ofron imazhe me te shndritshme dhe me te pastra HD. Ajo ofron Siguri Interneti Norton™ te parainstaluar per 2 vjet dhe nje linje telefonike dedikuar perdoruesve te HP ENVY per support teknik.
Cmimi dhe vendndodhja
HP ENVY 14 Specter pritet te dale ne treg ne Mars te ketij viti me nje cmim fillestar prej€1,299 me shperndarje te limituar vetem ne Britanine e Madhe, Gjermani, Zvicer dhe Emiratet e Bashkuara. /albania/kekomjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !