
Apple javën e kaluar ka paralajmëruar patentën për softuerin personal me të cilin mund të hapen dhe mbyllen iPhone, iPad dhe iPod Touch. Google tashmë ka një sistem të tillë për telefona. Nëse vuani nga harresa e fjalëkalimeve personale, së shpejti vjen një ilaç i ri. Pasi Google ka prezantuar aplikacionin e vet për hapjen dhe mbylljen e telefonave përmes njohjes së fytyrës, edhe Apple do ta ketë një të tillë.
Blogu Apple Insider raporton se sipas patentës, ky program nuk do ta analizojë tërë fytyrën, por koncepti i Apple-s do të mund të fotografoj dhe analizojë sytë, gojën dhe majën e hundës. Besohet se ky aplikacion do të analizojë; edhe parametrat e fytyrës dhe t’i krahasojë me foton origjinale.
Sipas një studimi nga viti 2008, një njeri mesatarisht mban në mend 5 fjalëkalime, 5 PIN-a, dy regjistrime dhe tre llogari bankare, kështu që ky sistem i sigurisë, do të vlerësohet shumë. Por edhe këto sisteme kanë mangësitë e tyre, kështu që pas lansimit të sistemit të Google-s, shumë janë ankuar se është lehtë të mashtrohet me fotografi të thjeshtë të pronarit të celularit./zeri/kekompjuter/
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !