Facebook “forcon sigurisë e faqes - Ke Kompjuter! a te Ndihmoj?
Headlines News :
Home » , » Facebook “forcon sigurisë e faqes

Facebook “forcon sigurisë e faqes

Written By Edi on Tuesday, February 8, 2011 | 6:56 AM


Rrjeti i njohur social Facebook është në fazën e forcimit të masave të sigurisë pas sulmeve që ndodhën në profilet e Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy dhe vetë shefit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Masa kryesore lidhet me shmangien e rrezikut nga malvvare që mund të përdoren për të mashtruar me identitetin e userave. 

Një tjetër masë është futja në përdorim e navigimit me “https” e cila mbron protokollet e akaunteve nga ekspozimi i mundshëm. 

Ky është një sistem i ngjashëm me atë që përdorin bankat apo agjencitë e transfertave për pagesat online. 

Ekspertët kanë thënë se futja e teknikës “https” mund të rrise sigurinë e pasvvordeve por do të ndikojë në ngadalësimin e disa aplikimeve siç janë lojërat. 

Vetë Mark Zuckerberg ka bllokuar në profilin e tij, mundësinë që miqtë apo vizitorët ti dërgojnë e-mail atij në adresën zyrtare.  / lajmifundit /
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Ke Kompjuter! a te Ndihmoj? - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger